×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Mendësia e gazit lotsjellës vazhdoi në qeverisje, tash shndërrohet në kërcënim” – Halimi thumbon ministren Haxhiu

    Insajderi
    10 February 2023 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i është drejtuar prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”.

    Halimi është shprehur se mendësia e gazit lotsjellës vazhdon edhe në qeverisje, por sipas saj, tani shndërrohet në kërcënim.

    “Mendësia e gazit lotsjellës vazhdon edhe në qeverisje, por tashti shndërrohet në kërcënim, si reflektim i qasjes së dhunshme. Gjuha, komunikimi përfaqëson e përcakton atë çfarë jemi dhe mendojmë. Prandaj, nuk pritet që të qeveriset përtej mënyrës se si Vetëvendosje erdhi në pushtet”.

    “Ministrja e Drejtësisë i drejtohet prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”!?Duke ndërhy paskrupullt në pushtetin e ndarë. Kjo është qasje e rrezikshme dhe shpërfaq mendësinë e gazit lotsjellës në qeverisje duke u përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit.Kjo është dhunë simbolike e pushtetit autoritar”, ka shkruar Halimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark