×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Mendësia e kryeministrit Kurti i vret gratë

    Insajderi
    30 November 2022 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e një gruaje shtatzënë para Klinikës së Gjinkekologjisë në QKUK.

    Ai e ka quajtur vrasje mizore. Ndërsa ka shkruar se edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte.

    “Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër”, ka shkruar Kurti.

    Ky reagim i Kurtit nuk i ka pëlqyter aktivistes Zana Avdiu, ajo tha se kjo mendësi e kryeministrit i vret gratë.

    “Kryeminister qikjo mendesi vret. Qikjo mendesi i jep te drejta burrit, mbi gruan, mbi jeten dhe sigurine e saj.Pse nje burre po duhet me mbrojte gruan? Kjo eshte kur obligimet e shtetit, ua jep qytetareve burra! Jo z. Kryeminister, asnje burre nuk e mbrone gruan. Ky eshte vec justifikim, per me i mirembajte dhunen, shtypjen e vrasjet. Ate gru u dashte mi mbrojte shteti, jo burri i saj. Se qe qysh e mbrojti!”, shkroi ajo.

    Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga ish- burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë.

    Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë i kane treguar Insajderit se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart.

    Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.

    Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

    Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

    Burimet e Insajderit tregojnë se ndaj viktimës janë shkrepur disa plumba.

    Pas aktit makabër, ish-bashkëshorti i saj është arratisur.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, e moshës 35 vjeçe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark