×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Mendime të pas mesnatës- Deputeti i VV’së shpalli Kurtin lider të gjithë shqiptarëve

    Insajderi
    12 August 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku ka vizituar disa fshatra të komunës së Tetovës. Ndërsa ishte organizuar edhe një koncert në këtë komunë për të.

    E nisur nga gjithë kjo duket se deputeti i VV-së, Arber Rexhaj është entuziazmuar. Në orët e vona ai e ka shpallur lider të gjithë shqiptarëve Kurtin.

    “Lider i të gjithë shqiptarëve, Albin Kurti. Maqedoni e Veriut, Tetovë”, shkroi ai në Facebok.

    Kujtojmë se në koncerti në Tetovë për nder të Kurtit u përcoll me një incident pasi stafi i sigurimit kishte ndaluar një qytetar i cili siç raportohet është përpjekur t’i afrohet kryeministrit Kurti.

    Pas pengimit nga sigurimi, i njëjti kishte rezistuar me çka kishte sjellë eskalimin e situatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark