×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mendy lirohet nga akuza për përdhunim të 19-vjeçares

    Insajderi
    14 September 2022 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti francez, Benjamin Mendy është shpallur i pa fajshëm për akuzën për përdhunim në gjyqin e Gjykatës Chester Crown, transmeton Insajderi.

    Mbrojtësi i Manchester Cityt, u lirua nga akuza për përdhunimin e një gruaje 19-vjeçare në shtëpinë e tij, më 24 korrik të vitit të kaluar.

    Po ashtu, edhe i bashkë akuzuari i tij, Louis Saha Mattuire, u lirua nga dy akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual ndaj së njëjtës femër pasi prokuroria nuk ofroi prova të mëtejshme kundër të pandehurve për këto katër pika.

    Matturie fshiu lotët nga sytë e tij ndërsa qëndronte në vendin e të akuzuarve dhe i dhanë pafajësinë.

    Gjykatësi i çështjes i tha prokurorëve të vazhdojnë të gjykojnë me besnikëri dhe seriozitet për ngjarjet e tjera të akuzuarit.

    Mendy tash e dy vite është i burgusor dhe Manchester City është tërhequr nga ai deri në një vendim final të drejtësisë angleze. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark