×
  • Sport
  • Sport

    Mëngjes i hidhur për legjendën gjermane – djali i tij 18-vjeçar ndërron jetë pas një aksidenti tragjik

    Insajderi
    05 August 2021 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Djali i ish-mesfushorit të Chelseat, Michael Ballack, Emilio ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Portugali.

    Thuhet se 18-vjeçari ka vdekur në një aksident rreth orës 2 të mëngjesit.

    Mediat portugeze po raportojnë se tragjedia ndodhi në Troia në jug të Lisbonës, pranë një shtëpie që babai i tij bleu vite më parë.

    Former Chelsea star Michael Ballack's son, Emilio, dies aged 18 in quad  crash - Mirror Online

    Raportet lokale thanë se aksidenti që rezultoi në humbjen e jetës së djalit të Michael Ballack ndodhi pranë një blloku apartamentesh të njohur si Villas do Mar.Autoritetet portugeze ende nuk kanë bërë publike detajet e aksidentit.

    Emilio është një nga tre fëmijët që ish-lojtari i Chelseat dhe Bayern Munich kishte me Simone Lambe, partneren me të cilën u martua në korrik 2008.Ai lindi në 2002, një vit pas djalit të tyre më të madh, Louis dhe tre vjet para më të voglit të tyre, Jordi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark