×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Mëngjesi – zakon i shëndetshëm, të cilin nuk guxoni ta humbisni!

    Insajderi
    05 March 2018 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesi pothuajse është pjesa/vakti më i/e rëndësishme për të pasur një ditë sa më energjike. Është si një lloj karburanti për trupin dhe mendjen, pas një gjumi të mirë ku trupi ka tretur ushqimin.

    Përveç sigurimit me energji, të ushqyerit në mëngjes është burim i mirë i vitaminave të nevojshme si: kalciumi, hekuri, vitamina B, fibrat dhe proteinat.

    Të gjitha këto lënde ushqyese janë esenciale për shëndetin tonë dhe hulumtime të ndryshme tregojnë se nëse këto vitamina nuk konsumohen gjatë mëngjesit, gjasa që të kompensohen gjatë ditës është e vogël.

    Kjo është njëra nga arsyet pse vezët preferohen të  konsumohen në mëngjes.

    Vezët përpos që kanë vitaminat e nevojshme për trupin tonë, janë edhe burim i pastër i proteinave. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë vezë për mëngjes, kanë më shumë gjasa të humbin peshë sesa ata që hanë kifle.

    Vlen të ceket se ata që hanë mëngjes kanë më pak gjasa të kenë mbipeshë dhe kanë më shumë gjasa t’a mbajnë vijën e trupit, se ata që nuk e hanë, sepse personat që nuk e hanë mëngjesin, kanë tendencë që gjatë ditës të konsumojnë ushqim me yndyrë dhe sheqerna të lartë.

    Mëngjesi gjithashtu rikthen nivelet e glukozës që është shpenzuar gjatë natës, një karbohidrat thelbësor që i nevojitet trurit të funksionojë.

    Studime të ndryshme tregojnë se konsumimi i mëngjesit, ndihmon në zhvillimin e memories dhe rrit nivelet e koncentrimit, gjithashtu ndikon në zvogëlimin e stresit dhe na bën më të lumtur.

    Mëngjesi është një rast i shkëlqyer për të ngrënë së bashku si familje kur është e mundur.

    Vendosja e zakoneve të mira të mëngjesit në fëmijëri dhe mbajtja e tyre gjatë adoleshencës mund të jetë një faktor i rëndësishëm në zvogëlimin e mënjanimit të mëngjesit duke zhvilluar shprehi të mira ushqimore që zgjasin një jetë.

    Pra, mëngjesi me të vërtetë është ushqimi më i rëndësishëm i ditës!

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark