Sipas ekspertëve të shëndetit rënia e flokëve është e lidhur me faktorë të tillë si dietat drastike, shtatzënia, menopauza, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses së flokëve, lyerja e shpeshtë dhe ekspozimi ndaj produkteve stiluese që kanë përmbajtje kimike, çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i medikamenteve të caktuara, stresi dhe çrregullimet hormonale.
Si pasojë ndiheni më të plogësht, të lodhur dhe mund të shfaqni probleme me humorin.
Sot do ju prezantojmë një trajtim natyral i cili parandalon rënien e flokëve dhe përshpejton rritjen e flokëve të rinj. Së pasi duhet të blini një shampo me pH (Pehash) neutral ose thjesht përdorni një shampo për bebe. Zgjedhja e llojit apo markës është në dorën tuaj. Për këtë trajtim ju duhen 10 pika vaj esencial rozmarine ose vaj limoni dhe 2-3 kapsula vitaminë E.
Vaji i rozmarinës është një ndër vajërat bimorë më të mirë që mund të përdorni pasi nxit qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, çka ndikon në forcimin e flokëve. Nëse nuk keni mundësi të gjeni vaj rozmarine, mund ta zëvendësoni me vaj limoni , i cili shquhet për vetitë e tij antiseptike dhe ju jep flokëve butësi dhe shkëlqim. Pasi keni shtuar përkatësisht nga dy lugë gjelle me vaj rozmarine ose vaj limoni, shtoni në shampo dy kapsula vitaminë E dhe tundeni.
Vitamina E është e shkëlqyer pasi parandalon rënien e flokëve dhe i forcon ato. Kjo shampo duhet përdorur çdo dy ditë. Aplikojeni mbi flokë të lagur dhe masazhojeni për 10-15 minuta. Më pas shpëlani kokën me ujë të ftohtë, living. Brenda disa ditëve do të vini re ndryshimet e para dhe do të mbeteni të kënaqura si kurrherë më parë.