Nëse jeni në dilemë se çfarë të përgatitni për drekë, ja një gjellë e cila është e lehtë për t’u përgatitur por që është e shijshme dhe e shëndetshme.
Përbërës kryesor i gjellës është pula dhe qepa që nënkupton se ushqimi juaj do të jetë i pasur me proteina dhe i shëndetshëm për shkak të përbërjes së qepëve dhe ullinjve, shkruan Cosmo.
Përbërësit:
1 pulë e vogël (bën edhe kaqika)
500gr qepë
15 kokrra ullinj
6 thelbinjë hudhër
2 domate
100ml vajë
2 lugë miell
2 gota ujë
1 lugë piper të kuq
Gjysmë luge piper të zi
Përgatitja:
1) Pulën e pastrojmë dhe e ndajmë në pjesë të vogla dhe pastaj e fërgojmë në një tigan me vaj. Tutje shtojmë qepët e copëtuara në të, hudhrat e shtypura, kripen sipas shijes dhe miellin.
2) Masën në tigan e ziejmë përr 30 minuta
3) Pas kësaj shtojmë domatet e copëtuara të përziera me piperin e kuq bashkë me dy gota ujë në të ,dhe ullinjtët e zinj,këte masë e shtojmë në tenxhere
4) Tenxheren e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të zihet edhe për 20 minuta tjerë
5) Gjella gjithsej duhet të zihet për 50 minuta në temperaturë mesatare./Insajderi.com