Nëse jeni duke e shijuar një kafe në mesditë me shoqëri, atëherë muffins mund të jetë ajo çfarë i mungon takimit tuaj.
Të thjeshta për t’i gatuar dhe nuk rëndojnë shumë stomakun tuaj, muffins janë shndërruar në shoqërues të kafesë apo çajit të mesditës.
Ato janë të thjeshta për tu përgatitur ndërsa përbërësit kryesor janë mielli dhe vezët.
Përbërësit:
3 gota miell ,
3 vezë,
1 gotë sheqer,
1 gotë kos,
1 lugë të sheqerit kakao
Përgatitja: Vezët me sheqerin i përziejmë mirë me mikser ,pastaj hedhim peciven ,vajin,miellin,kokosin dhe kakaon,dhe i përziejmë përsëri me mikser.
Pastaj letrat e posaçme për muffins i mbushim nga pak nga masa e përgatitur. Pastaj i hedhim pak çokollatë dhe në fund prapë i shtojmë nga masa e përgatitur më parë.
Muffins preferohet të pjekën në temperaturë prej 170 gradësh./Insajderi.com