×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “Mercedes” tërheq 400 mijë vetura nga tregu

    Insajderi
    17 October 2017 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania gjermane e makinave “Mercedes” do të tërheqë nga tregu rreth 400 mijë makina për shkak të problemeve në hapjen e airbagëve, tha kompania.

    Deklarata thotë se nga territori i Britanisë së Madhe do të tërhiqen modelet e klasave A, B, C dhe E, si dhe modele CLA, GLA dhe GLC, prodhuar në mes të nëntorit 2011 dhe korrikut 2017.

    Kompania argumentoi se problemet me hapjen e airbagëve nuk janë të lidhur në asnjë mënyrë me kompaninë japoneze “Takata” dhe se deri më tani nuk është raportuar asnjë aksident.

    Kompania gjermane ka ftuar të gjithë ata që zotërojnë një nga modelet e listuara për të raportuar në shërbimin lokal “Mercedes” për riparim falas.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark