×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mërgim Lushtaku për shtyrjen e zgjedhjeve: Është heqje dorë nga sovraniteti, Osmani dhe Kurti duhet të japin llogari para popullit

    Insajderi
    10 December 2022 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mërgim Lushtaku, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se akti i shtyrjes së zgjedhjeve është heqje dorë nga sovraniteti.

    “Akti i sotëm që shtyen mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore është heqje dorë nga sovraniteti ynë në atë pjesë dhe dorëzim i Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti para grupeve kriminale në veri. Ky akt është akt tradhtie ndaj kushtetutës sonë”, ka shkruar Lushtaku, transmeton Gazeta Insajderi.

    “Të thirret urgjentisht mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës dhe këta dy persona të japin llogari para përfaqësuesve të popullit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark