×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mërgimtari i lë pushimet në gjysmë dhe ik për në Zvicër, shkak rryma

    Insajderi
    24 December 2021 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një mërgimtar është larguar nga Kosova për në Zvicër, për shkak që siç tha ai të mungesës së kushteve në Kosovë.

    Ai përmendi edhe reduktimet e rrymës që janë kthyer së fundmi në Kosovë, teksa shtoi se më herët gjendja në Kosovë ka qenë më e mirë.

    “Po shkojmë në Zvicër. Jemi prej fshatit Gadime e Epërme. E kemi familjen atje, me gra fëmijë e krejt atje dhe atje ma mirë. Sebepi i rrymës, sebepi i tona seneve këtu pak ma ndryshe është. Mbrëmë s’kemi pasur 2 ose 3 orë hiç rrymë.  Përpara po. U kanë edhe ma mirë por tash jo. Prej rrymës po ikim e po shkojmë atje. Me kan pak ma mirë rryma e sene jemi pensionistë kishim mujtë me nejtë edhe ma shumë”, ka thënë ai, për Kanal 10.

    Mërgimtari deklaroi se herëve të tjera kanë ndenjur për pushime deri në 4 muaj në Kosovë. Ai tha se edhe festat e fundvitit i kanë pritur me familje në Kosovë.

    “Herëve të tjera kemi nejtë ka tri muaj e katër muaj. Qe kësaj herë për shembull e kemi ndreq standardin, i kemi ndreq senet goxha mirë i kemi por s’ka rrymë. Zakonisht në Gadime i bëjmë festat me familje, me vëllezër e rrethin tonë, por sivjet po e shohim që nuk është tu bë dhe po kthehemi”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark