×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtari tregon ofertën që Vetëvendosje ia bëri për t’u larguar nga LDK

    Insajderi
    08 February 2021 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosovari që jeton në Zvicër, Qefser Hoxha, në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T7, thotë se ka pranuar një telefonatë anonime përmes së cilës i janë ofruar 10 mijë euro dhe posti i ambasadorit në Bern, në këmbim të largimit të tij nga LDK-ja dhe sjellja e votave në LVV.

    Telefonatën që ka pranuar e ka raportuar në polici, teksa thotë se autoritetet zvicërane ia kanë konfirmuar se numri vjen nga Kosova. Sipas tij, telefonata vjen nga Zyra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

    “Sot e kam marrë konfirmimin se ai numër vjen nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, ata para tri dite më kanë marrë në telefon, kanë kërku nga unë që të tërhiqem nga LDK-ja dhe ato vota që i kam mbledh për LDK-në t’i orientoj në Vetëvendosje, me një ofertë që ma kanë bërë. Me i marrë 10 mijë euro dhe postin e ambasadorit në Bern të Zvicrës porsa të vijnë në pushtet…Ai personi i cili më ka marrë me numër anonim, që u zbulua se vjen nga zyra e Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu ma ka qit në viber numrin…Policia e ka zbulu që numri vjen nga Kosova”, tha ai në Frontal.

    “Unë i kam tregu që nuk largohem nga LDK-ja e nuk zmbrapsem, nëse nuk janë ata personalisht është mirë me u prononcu”, shtoi Hoxha.

    “E kam marrë si kërcënim dhe për atë kam dashtë me zbulu se kush është ky numër dhe e kam raportu në polici”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark