×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë të horoskopit: Mos i jepni shumë gaz makinës pas datës 20 tetor

    Insajderi
    03 October 2023 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë parashikimit të horoskopit ditën e sotme në “Wake Up”, astrologia e njohur Meri Shehu, ka paralajmëruar shenjën e Luanit që të mos i japin shumë gaz makinës pas datës 20 tetor.

    Madje pas datës 15 kjo shenjë do përjetojë një dramë ekonomike ose personale.

     

    “Luanët e kanë Afërditën, mbretëreshën e bukurisë dhe të ekonomisë deri në datën 9, pastaj kjo ikën nga shenja e tyre dhe merr më shumë ekonomi. Por do përjetojnë një dramë ekonomike ose personale pas datës 15. Luanët, një takim do ta kenë shumë të rëndësishëm me eklipsin e diellit në datën 14 tetor, ndoshta një udhëtim, takim i rëndësishëm, ndonjë vendimmarrje të rëndësishme. Të mos i japin shumë gaz makinës pas datës 20 tetor”, u shpreh Meri Shehu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark