×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Meridian Express shpallet një ndër kompanitë më tatimpaguese në Kosovë

    Insajderi
    22 December 2017 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti më i madh i marketeve të lagjes në Kosovë, Meridian Express, sot është vlerësuar si njëri ndër 15 tatimpaguesit më të mirë të Republikës së Kosovës.

    Ky vlerësim është bërë sot nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës në një ngjarje ceremoniale, ku edhe është bërë njoftimi zyrtar për tatimpaguesit më të mirë të ekonomisë së Kosovës, në mesin e të cilëve është edhe Meridian Express.

    Rrjeti i marketeve të lagjes Meridian Express këtë vit ka shënuar 5 vjetorin e themelimit, ndërsa sot përpos si tatimpaguesi më i mirë në sektor, është edhe rrjeti më i madh i marketeve të lagjes në gjithë Kosovën, përkatësisht në 35 lagje dhe zonat më të populluara urbane të vendit tonë.

    “Ne në Meridian Express besojmë se është përgjegjësi dhe obligim i secilit biznes të paguajë taksat dhe tatimet që i detyrohemi shtetit. Për më shumë ne ndjehemi krenarë dhe të privilegjuar që arrijmë të japim kontribut për ekonominë e vendit tonë dhe mbështetje për qytetet dhe komunitetet në të cilat ne bëjmë biznes. Mbështetja e shtetit dhe ekonomisë është edhe në dobi të biznesit, sepse dobia që ne e bëjmë për vendin na kthehet me krijimin e kushteve dhe mundësive të reja për të bërë biznes, ndërsa ne e ndihmojmë avancimin e infrastrukturës së plotë shtetërore si dhe mundësojmë përmirësim të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës” ka thënë Agon Gashi, drejtor ekzekutiv në Meridian Express.

    Pas 5 viteve të themelimit, Meridian Express punëson mbi 400 punëtor  dbe sot njihet si sinonim i rendit, cilësisë, inovacionit, sigurisë dhe – miqësisë. Më shumë se një dyqan, Meridian Express sot është pranuar si një vendtakim i ofrimit të produkteve e shërbimit kulminant, me çmime korrekte dhe vendtakim i ambientit atraktiv për shoqërim. Njëherit Meridian Express orienton vlerat dhe synimet e saj drejt angazhimit në krijimin e një biznesi të përgjegjshëm. Suksesi dhe qëndrueshmëria e biznesit vijnë edhe nga kujdesi ndaj komunitetit dhe vëmendja në përgjegjësinë sociale.

    Në ceremoninë zyrtare të pranishëm ishin Ministri i Financave Bedri Hamza, Drejtori i Administrates Tatimore te Kosoves Sakip Imeri si dhe Drejtori i Doganave te Kosoves Bahri Berisha.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark