Rrjeti i marketeve Meridian Express sot ka njoftuar se për të dytin vit me radhë do të shpërblejë mbi 10 mijë blerës në dyqanet e saj me disa nga produktet më të mira në treg. E veçanta e fushatës së quajtur “Zbulo Dhuratën Tënde” është se Meridian do t’i shpërblejë të gjithë konsumatorët e saj pjesëmarrës me nga një dhuratë të vlefshme.
Disa nga shpërblimet më të çmueshme janë produktet më të kërkuara dhe më të nevojshme për secilin, duke përfshirë iPhone 7 (5 copë), tablet (5 copë), laptop (5 copë), shportë ushqimesh gratis (5 copë), 5% zbritje (250 copë) si dhe mbi 10.000 produkte nga brendet më të njohura pjesëmarrëse në lojë.
“Qëllimi ynë është që blerjet ditore t’i bëjmë më të përshtatshme dhe më të plota, për çdo konsumatorë dhe që kjo përvojë në Meridian të jetë gjithmonë e këndshme dhe shpërblyese.
Gjatë kësaj jave, gjithë përvojës unike që e ofrojmë për çdo ditë në dyqanet e Meridian Express ia kemi shtuar edhe mbi 10 mijë dhurata, në mënyrë shporta ditore e blerjeve në dyqanet tona të plotësohet edhe me një shpërblim të vlefshëm, si shenjë falenderimi për besnikërinë që mijëra konsumatorë na ofrojnë nga çdo qytet ku ne jemi prezent” ka thënë Yllka Mustafa, menaxhere e marketingut në Meridian Express.
Si shpërblehen konsumatorët?
Për blerjet prej 10 euro deri në 25 euro, konsumatori pajiset me një kartelë të kuqe dhe për blerjet mbi 25 euro konsumatori merr një kartelë të gjelbërt. Pas gërvishtjes së kartelës, konsumatori zbulon se cilën nga 10 mijië dhuaratat e dhëna e ka fituar. Fushata do të jetë efektive nga data 10 deri më 17 maj 2017, dhe do të jetë e vlefshme në të gjitha marketet e Meridian Express, në të gjitha qytetet e Kosovës.
Rrjeti i marketeve Meridian Express dallohet për produktet më të mira me çmimet më të përballueshme në treg dhe shërbimin më cilësor, të cilat janë gjithnjë afër nesh, në çdo kënd të lagjes tonë.
Për më shumë detaje rreth fushatës “Zbulo Dhuratën Tënde”, klikoni në Meridian Express.