Lojtari i Ballkanit, Meriton Korenica ka dalë para mediave, në prag të ndeshjes së parë të turit të dytë të Conference League, ndaj Larne (Ekip i Irlandës së Veriut).
“Të gjithë jemi të gatshëm dhe duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që kemi. Eliminimi nga Liga e Kampioneve na dëshpëroi, por kundërshtari (Ludogorets) nuk na lejoi të bënim lojën tonë.
Do të synojmë që në ndeshjen e parë të marrim rezultat pozitiv dhe të mos e mendojmë kualifikimin të përfunduar. Ludogoretsi ishte në një nivel më të lartë dhe na i pamundësoi lëvizjet tona, por që në këtë ndeshje do të synojmë më të mirën dhe të japim maksimumin”, tha ai.