×
  • Sport
  • Sport

    Merkato: Ernest Muçi kërkohet nga klubi i njohur i La Liga-s

    Insajderi
    02 August 2023 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas dy vitesh në kampionatin polak me një nga skuadrat më të mëdha, si Legia e Varshavës, sulmuesi i kombëtares kuqezi, Ernest Muçi, bëhet gati për një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke ndryshuar skuadër dhe kampionat.

    Stacioni radhës pritet të jetë La Liga spanjole, pasi prej ditësh janë duke u zhvilluar bisedime intensive për trasferimin e tij te Celta Vigo, skuadër që e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 6-të në La Liga.

    Ende nuk ka asgjë zyrtare, megjithatë burime pranë lojtarit, bëjnë me dije se gjithçka është shumë pranë dhe mund të finalizohet shpejt.

    Ernest Muçi u transferua nga skuadra e Tiranës te Legia e Varshavës pas edicionit 2020/2021 për 500 mijë euro, një shifër e konsiderueshme për një lojtarë që transferohet nga kampionati shqiptarë kur ishte vetëm 20 vjeç.

    Sot dy vjet më i madh dhe me më shumë eksperiencë Muçi bëhet gati për një tjetër sfidë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark