×
  • Sport
  • Sport

    Merkato: Juventus mund të nënshkruaj me yllin e Galatasaray

    Insajderi
    16 June 2023 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Juventus nuk dëshiron të heqë dorë nga Nicolo Zaniolo. Pasi nuk arriti ta shkëpuste nga Roma, klubi bardhezi ka bërë përpara në tentativat për ta blerë nga Galatasaray sulmuesin e Italisë.

      Sipas mediave turke, për të bindur drejtuesit e klubit nga Stambolli, torinezët kanë futur në lojë edhe emrin e mesfushorit Weston McKennie pasi ish-mesfushori i Romës ka një klauzole shumë të lartë për mundësitë e Juves në këto momente, plot 35 milionë euro.

      Për momentin Galatasaray ka kërkuar kohë që të vlerësojë ofertën dhe nuk përjashtohet mundësia që lojtari të transferohet në Torino për të hedhur firmën në kontratë vetëm 5 muaj pas largimit nga kryeqyteti.

      OP-ED
      Nga Rubrika
      Sport
      04 May 2024

      © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark