Ka përfunduar 1:1 ballafaqimi mes Zvicrës dhe Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola, ani se kishte raste nga dy anët.
Në pjesën e dytë, Zvicra kaloi në epërsi me anë të Ruben Vargas, në minutën e 47’.
Kosova barazoi në minutën e 81; me anë të Muhamet Hysenit.
Zvicra pas këtij barazimi siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian së bashku me Rumaninë në kuadër të grupit I.