×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Merren vendimet e para nga Gjykata Komerciale

    Insajderi
    29 August 2022 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Komerciale e Kosovës, më 25 dhe 26 gusht ka vendosur për 60 lëndë në Dhomat e Shkallës së Parë dhe Dhomat e Shkallës së Dytë.

    Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale kanë marr vendime në 30 çështje, po ashtu edhe Dhomat e Shkallës së Dytë të kësaj gjykate, kanë vendosur në 30 lëndë, që kanë të bëjnë kryesisht me çështje përmbarimore të natyrës urgjente.

    Seanca e parë e caktuar në Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative të Gjykatës Komerciale, mbahet më 9 shtator 2022 me fillim nga ora 09:30.

    Të gjitha seancat gjyqësore në Gjykatën Komerciale janë të hapura për publikun, përveç rasteve, në të cilat me ligj përcaktohet ndryshe.

    Gjykata Komerciale deri më tani ka pranuar mbi 8 mijë lëndë, përkatësisht në Dhomat e Shkallës së Parë janë pranuar 6.754 lëndë, ndërsa në Dhomat e Shkallës së Dytë 1.342 lëndë.

    Të gjitha lëndët janë regjistruar në regjistrat manual të gjykatës, ndërsa janë në proces të regjistrimit edhe në Sistemin për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve – SMIL.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark