×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Mes të vdekurve një fëmijë, aksident i rëndë, përmbyset autobusi plot me pasagjerë në Turqi

    Insajderi
    07 January 2023 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dijarbakir, të Turqisë.

    Një autobus ka dalë nga rruga duke u përmbysur, dhe duke u marrë jetën 5 pasagjerëve. Mes viktimave mësohet se  është dhe një fëmijë, teksa 22 persona janë plagosur.

    “Sipas të dhënave paraprake, 5 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe 22 persona u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përmbys në Dijarbak?r”, tha kanali televiziv TRT Haber.

    Sipas njoftimeve, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke rrëshqitur dhe shkak është bërë lagështira në rrugë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark