×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mesazhi prekës i Messit

    Insajderi
    01 January 2023 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Viti 2022 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrën e Lionel Messit, pasi pak para përfundimit të tij ai fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

    Ylli 35-vjeçar me postimin e tij në Instagram tha se është mirënjohës për këtë, por edhe për familjen, miqtë dhe njerëzit që e mbështesin.

    “Ka përfunduar një vit që nuk do ta harroj kurrë. Ëndrra që kam ndjekur gjithmonë më në fund është realizuar. Por nuk do të ia vlente nëse nuk mund ta ndaja me një familje të mrekullueshme, më të mirën që mund të kisha dhe disa miq që më mbështesin gjithmonë dhe nuk më zhgënjejnë kurrë sa herë që rrëzohem.

    Gjithashtu dua të kem gjithmonë parasysh njerëzit që më mbështesin. Është mirë ta ndaj këtë udhëtim me të gjithë ju. Do të ishte e pamundur të arrija atje ku kam arritur pa kaq shumë mbështetje që kam marrë si nga vendi im, ashtu edhe nga Parisi, Barcelona dhe qytete apo vende të tjera që më tregojnë dashurinë e tyre.

    Shpresoj që viti 2022 ishte i mrekullueshëm për të gjithë ju dhe ju uroj shëndet, forcë dhe lumturi të vazhdueshme në 2023. Një përqafim për të gjithë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark