×
Green

Meshkujt që nuk po mund të bëhen prindër rrezikohen 64% më shumë nga ky kancer

Insajderi
06 November 2019 - 19:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Burrat që i nënshtrohen trajtimeve të pjellorisë mund të jenë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës, sugjerojnë studimet.

Shkencëtarët analizuan më shumë se një milion burra që lindën fëmijë midis viteve 1994-2014 në Suedi, njofton Daily Mail.

https://www.facebook.com/emisioniReview/videos/424661844864765/

Ata gjetën që ata që kishin fëmijë përmes IVF ose trajtimeve të tjera të fertilitetit ishin deri në 64 përqind më të predispozuar për të zhvilluar sëmundjen.

Lidhja e saktë midis kancerit të prostatës dhe infertilitetit është ende e paqartë për shkencëtarët. Por, hulumtuesit thanë se ‘anomalitë’ gjenetike në kromozomin Y mund ta kenë fajin për diçka të tillë.

Shtesat e ADN-së në këtë kromozom dihet se shkaktojnë infertilitet mashkullor, ndërsa gjenet në të njëjtin kromozom lidhen me kancerin e prostatës.

Hulumtimi, i botuar në revistën ‘British Medical Journal’, u krye nga Universiteti Lund në Suedi dhe Universiteti Mjekësor Sofia në Bullgari.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark