×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Meshkujt që punojnë natën, rrezikojnë të preken nga kjo sëmundje

    Insajderi
    25 November 2020 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Meshkujt që punojnë në turnin e natës, sipas një studimi të kryer në Kanada, kanë tri herë më shumë gjasa të preken nga kanceri i prostatës, në krahasim me ata që punojnë në turnin e ditës.

    Edhe pse studimet e mëparshme kanë sugjeruar se puna natën i dëmton më shumë femrat, studimet e shkencëtarëve nga universiteti Kuebek tregojnë se edhe meshkujt janë të rrezikuar po aq sa edhe femrat.

    Organizmi i njeriut ka orën e tij biologjike që do të thotë se ai e ka të programuar kohën e gjumit për gjumë dhe kohën e punës për punë.

    Meshkujt që punojnë në turnin e natës, sipas një studimi të kryer në Kanada, kanë tri herë më shumë gjasa të preken nga kanceri i prostatës, në krahasim me ata që punojnë në turnin e ditës.

    Besohet se gjatë punës natën çrregullohet prodhimi i melatoninës, hormoni i cili ndihmon në rregullimin e gjumit.

    Kanceri i prostatës nuk jep shenja klinike.

    Në stadet më të avancuara, shfaqen shenja klinike, si urinim i shpeshtë, sidomos natën; urinim i dobët, jo me forcë; ndërprerje e menjëhershme e urinimit, si dhe rifillim i urinimit mbas disa sekondave; dhembje dhe djegie gjatë urinimit; urinim me gjak, shoqëruar shpesh me copëza të vogla gjaku të mpiksur; prezencë e gjakut në spermë etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark