×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Mësimdhënësve t’ua kompensojë pagat e humbura’, a doli edhe Adnan Rrustemi i VV-së kundër Qeverisë ?

    Insajderi
    03 October 2022 - 23:33

    Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka qenë i radhës që ka reaguar në lidhje me mosekzekutimin e pagave nga ana e Qeverisë për mësimdhënësit grevistë.

    Rrustemi ka thënë se “Mësimdhënësve t’ua kompensojë pagat e humbur” duke iu drejtuar SBASHK-ut që t’i kompensoj pagat e tyre.

    Po ashtu ai ka bërë fajtor SBASHK-un që sipas tij, fëmijëve duhet t’ua kompensojë orët e humbura.

    Shkrimi i tij:

    Kryesia e SBAShK-ut i ka refuzuar 6 oferta e ndërmjetësime për ndërprerjen e grevës pa ja marrë mendimin e anëtarësisë. E kur u pyet anëtarësia, shumica votuan kundër grevës. Kjo po i bie që kryesia e SBAShK-ut pa ndonjë plan të qartë dhe pa mbështetjen e mësimdhënësve, i ka mbajtur fëmijët jashtë shkollave për një muaj dhe arsimtarët pa punë për një muaj. Fëmijëve duhet t’ua kompensojë orët e humbura. Mësimdhënësve t’ua kompensojë pagat e humbura.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark