×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    “Mëso si trajtohet një femër”, shqiptari qëllon për vdekjen marokenin pasi i ofendoi të dashurën

    Insajderi
    26 October 2022 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmjen e së dielës një shqiptar ka qëlluar për vdekje një shtetas marokien në Itali.

    Sipas mediave italiane gjithçka ka ndodhur si pasojë e një sherri pasi marokeni ka ofenduar të dashurën e shqiptarit.

    “Mëso si trajtohet një femër”, kështu i është drejtuar shqiptari marokenit para se ta qëllonte me pistoletë në gjoks.

    Ndërkohë mediat raportojnë se marokeni Abderrahimi Elkharmoudi rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

    Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është arratisur në Shqipëri dhe është ndihmuar nga disa miq të tij.

    Ai u identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në vendngjarje dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë.

    Sipas mediave viktima mësohet se kishte debatuar me një grua brenda lokalit Agorà, në Piazza Libertà

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të mbrëmjes së të dielës. E dashura e shqiptarit ka diskutuar me marokenin dhe iu është drejtuar: “Çfarë dini ju se si trajtohen femrat, në vendin tuaj nuk i lini as të dalin nga shtëpia”.

    Kjo fjali e thënë nga gruaja e ka zemëruar marokenin që ishte i dehur. Debati mes tyre se si duhet të trajtohen gratë ka zgjatur për disa minuta.

    Brenda në lokal ndodhej një mike e gruas së përfshirë në debat dhe disa burra, mes tyre edhe shqiptari.

    Kur viktima doli nga lokali, ata e ndoqën dhe nisën sherrin sërish jashtë.

    Pak para se të mbërrinte në makinën e tij të parkuar, autori ka nxjerrë armën dhe e qëlluar në gjoks dhe bark.

    Sipas hetuesve, markokeni i plagosur dhe i gjakosur ka arritur të hipë në makinën e tij dhe të ndezë motorin, ka shtypur pedalin në gaz dhe është larguar.

    Por ai nuk shkoi larg, pasi disa qindra metrash ka humbur ndjenjat.

    Karabinierët kontrolluan zonën dhe në via Varese, në mes të rrugës, vunë re makinën e marokenit. 45-vjeçari u dërgua në spital por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark