×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet arsyeja – Policia jep detaje për vrasjen e shtetasit amerikan në Beograd

    Insajderi
    04 May 2021 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Media e Beogradit njoftoi sonte identitetin e amerikanit të vrarë në kryeqytetin e Serbisë, duke deklaruar se ishte Gavin Glim, zhdukja e të cilit u raportua më 1 maj.

    Sipas tyre, ai u vra në Beograd natën midis të hënës dhe të martës në Bulburder, në Zvezdari.

    Ai u rrah për vdekje gjersa vrasjes i parapriu një fjalosje me serbët që ishte duke u argëtuar, në rrethana ende të papërcaktuara.

    Sipas informacionit të parë, amerikani ishte nën ndikimin e alkoolit natën e kaluar dhe dëshironte të qëndronte në një hotel në të njëjtën rrugë. Dyshohet se e dëbuan nga hoteli sepse ishte në gjendje alkoolike dhe po grindej me punonjësit.

    Ndërkohë, policia serbe ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e shtetasit amerikan. Të dyshuarit akuzohen për veprën penale të vrasjes së rëndë, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Lartë Publike.

    Gazeta beogradase, nova.rs njoftoi se shtetasi amerikan u vra nga lakmia për vetëm 2,500 dinarë (21 euro) gjersa valixheje e 54-vjeçarit me dokumentet e tija u gjet pranë një bari në kryeqytetin serb

    Ndryshe, amerikani erdhi në Beograd në fund të vitit të kaluar, ku jetoi me një vajzë, një qytetare të Serbisë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark