×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mësohet data se kur do të përballen në balotazh Erdogan dhe Kiliçdaroglu

    Insajderi
    15 May 2023 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tashmë zyrtarisht Turqia do të shkojë në raundin e dytë të votimeve, presidenti turk, Recep Taip Erdogan nuk ka arritur ta kalojë pragun 50 për qind për të votuar pa balotazh.

    Kështu ka njoftuar kryetari i Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), Ahmet Yener, në konferencën për media që ka mbajtur me anëtarët e Bordit.

    “Sipas rezultateve preliminare, rezulton se Erdogan ka marrë 49,51 për qind, 44,88 për qind Kemal Kılıçdaroğlu, 5,17 për qind Sinan Ogan dhe 0,44 për qind e z. Muharrem İnce“, ka thënë Yener. Muharrem Ince ishte larguar nga kandidatura pak ditë para zgjedhjeve.

    Sipas tij, edhe pse 35 874 vota jashtë vendit nuk janë futur në sistem, ato nuk ndikojnë që ndonjëri kandidat ta sigurojë shumicën për t’i fituar zgjedhjet.

    Balotazhi do të përballë Erdoganin dhe Kılıçdaroğlu në balotazh që mbahet më 28 maj.

    Kjo pritet të jetë një sfidë e madhe për presidentin turk Erdogan, që më parë fitonte pa balotazh. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark