Insajderi
Botë

Mësohet kombësia dhe origjina e sulmuesit të Mynihut

Insajderi
23 July 2016 - 07:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Munchen që është duke e mbajtur një konferencë për shtyp, ka konfirmuar se sulmuesi që ata mendojnë se e ka kryer sulmin i vetëm dhe ai është një gjerman me prejardhje iraniane.

Sipas Policisë sulmuesi është një gjerman 18 vjeçar me prejardhje iraniane. Trupi i tij është gjetur rreth orës 20:30 ku ka shenja të qarta që ai e ka vrarë veten.

Policia po ashtu ka treguar se nga ky sulm të vdekur janë 10 personë përfshirë sulmuesin dhe 21 të plagosur.

Sipas policisë sulmuesi ka jetuar në Munich për një kohë të gjatë, kurse shefi i Policisë Hubertus Andra tha se ai nuk ka pasur ndonjë dosje kriminale të mëparshme. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark