Anthony Joshua pas fitores në meçin ndaj Wallin, i ka hapur rrugë vetes për t’u bërë tri herë kampion i peshave të rënda në 2024.
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të takohen për titujt WBA, WBC, IBF dhe WBO më 17 shkurt. Pasi Fury dhe Usyk nënshkruan një marrëveshje që përfshin edhe një meç të dytë, andaj rripi i IBF mund të lirohet para meçit të tyre të dytë.
Kjo i hapë rrugë përballjes së Joshuas me Filip Hrgovic, boksierin kroat i cili momentalisht është numri një i IBF-së.
Otto Wallin ishte numri dy i IBF-së, ndërsa tani që Joshua e ka mposhtur atë, e ka zënë vendin e tij.
Në rast se rripi mbetet i lirë, atëherë IBF do të urdhërojë përballjen mes Hrgovic dhe Joshuas.
Anthony Joshua is eager for fights vs Tyson Fury and Filip Hrgovic after stopping Otto Wallin…
[🎥 @Queensberry] pic.twitter.com/GpMtHWYjt7— Michael Benson (@MichaelBensonn) December 24, 2023