Ballkani është eliminuar nga Liga e Kampionëve në rrethin e parë eliminator nga skuadra lituaneze, Zalgiris.
Suharekasit u mposhtën 1:0 në ndeshjen e kthimit, me golin e shënuar në vazhdime.
Oeywusi ishte realizator për Zalgiris në minutën e 97-të duke i siguruar biletën tutje skuadrës së tij.
Ndeshja e parë në Prishtinë ishte mbyllur baras 1:1. derisa tani Ballkani garat i vazhdon në Ligën e Konferencës.
Në rundin e dytë eliminator, skuadra e Ilir Dajës do të ketë punë me La Fioritan e San Marinos.
Ndeshja e parë luhet në San Marino më 21 korrik, teksa e kthimit pas një jave në Prishtinë.