Skuadrat e Superligës së Kosovës tashmë kanë filluar fazën përgatitore para edicionit të ri 2022/23.
Përveç stërvitjeve, skuadrat po zhvillojnë edhe takime miqësore. Një të tillë, me Prishtinën do ta zhvillojë Trepça ‘89 e cila është rikthyer në elitën e futbollit kosovar, transmeton Insajderi.
Kjo ndeshje kontrolluese do të zhvillohet nesër (e mërkurë), me fillim nga ora 17:00, në stadiumin “Riza Lushta”.
Njoftimi i plotë nga Trepça ‘89:
Minatorët ditën e nesërme do të zhvillojnë ndeshjën e parë miqësore ndaj FC Prishtinës përgjatë këtyre pregaditjeve për fillimin e sezonit të ri 2022/23 i cili na pret në Superligën e Kosovës.
NDESHJE MIQËSORE