Distria Krasniqi është një hap larg medaljes së bronztë në garën për çmimin e madh të Bakusë në Azerbajxhan.
Në duelin e repsazhit, Distria ka mposhtur xhudisten belge, Amber Ryheul.
Ndryshe, xhudistja nga Kosova e nisi garën në kategorinë deri në 52 kilogramë me një përballje ndaj japonezes Nanako, të cilën e mposhti.
Pastaj në çerekfinale, Krasniqi u mposhtë nga hungarezja Reka Pupp, për të kaluar në repsazh.
Pas fitores ndaj belges Ryheul, Krasniqi do të ketë punë me rusen Polikarpova, transmeton frontonline.
Kjo përballje do të zhvillohet në më pak se gjysmë ore, pra nga ora 14:00.