×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mësohet se si është gjendja së moshuarës që u keqtrajtua

    Insajderi
    02 November 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pamjet e rrahjes së të moshuarës në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë kanë tronditur vendin.

    Erzen Vala, dhëndri i të moshuarës ndaj të cilës u ushtrua dhuna fizikë derisa gjendej në një shtëpi te të moshuarve në Pejë, është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar për rastin.

    Vala tha se vjehrra e tij, viktimë e këtij rasti, është në shtëpi pasi e kanë larguar nga qendra.

    “Nga momenti që është shfaq video kanë shkuar familjarët, e kemi tërhequr prej aty dhe tash është në shtëpi”, tha Vala KosovaPress.

    Vala tha se zonja në fjalë tani është më e qetë, pasi sipas tij kanë kaluar disa ditë nga rasti kur ka ndodhur ngjarja.

    “Ngjarja ka ndodhur para rreth katër ditëve, tash është mirë. Ka kaluar një periudhë prej asaj që ka ndodhur deri më sot që është publikuar video”, shtoi Vala.

    Ndërsa ka kërkuar nga organet e drejtësisë të japin dënimin e merituar për infermieret që kanë qenë pjesë e rastit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark