×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mësoni se kush votoi sot kundër liberalizimit të vizave për Kosovën në Komitetin e BE-së

    Insajderi
    12 January 2023 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot u bë e ditur se Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. U mësua poashtu se marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota pro, 7 kundër dhe tri abstenime.

    Por cilat ishin votat kundër? Komisioni ka dërguar emrat për Gazetën Insajderi.

    Nadine Morano. Jorge Buxadé Villalb, anëtar spanjoll i Parlamentit Evropian. Gunnar Beck, anëtar gjerman i Parlamentit Evropian nga AfD (Alterniva për Gjermaninë). Tom Vandendriessche, anëtar belg i Parlamentit Evropian i Vlaams Belang. Milan Uhrík, anëtar sllovak i Parlamentit Everopian nga Partia Popullore “Nase Slovakia”. Isabel Benjumea Benjumea, anëtare spanjolle e Parlamentit Evropian nga Partia Popullore Spanjolle (PP). Maite Pagazaurtundúa, anëtare spanjolle e Parlamentit nga Unioni Progresist i Spanjës.

    Ndërkaq abstenimet: Lucia Ďuriš Nicholsonov, anëtare sllovake e Parlamentit Evropian, e pavarur. Javier Moreno Sánchez, anëtar spanjoll i Parlamentit Evropian, Aleanca Progresiste e Socialistëve dhe Demokratëve të Spanjës. Domènec Ruiz Deves, anëtar spanjoll i Parlamentit Evropian, Partia Socialiste e Punëtorëve në Spanjë.

    Ndryshe, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Tani pasi marrëveshja është votuar në Komisionin për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të brendshme (LIBE), çështja e liberalizimit të vizave do të shkojë për votim në seancën e Parlamentit Evropian.

    Më pas do të konfirmohet edhe nga Këshilli i BE-së.

    Ndërkaq, pas përfundimit të këtyre procedurave, qytetarët do të mund të udhëtojnë drejt BE-së më së largu më 1 janar 2024.

    Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark