14:34 - 21 Nëntor 2020

Nganjëherë një mesazh mund të jetë thjesht spontan – diçka që doni ta thoni një moment pa u brengosur se do të qëndrojë aty. Kjo duket të jetë arsyeja pse Messenger ka prezantuar sot edhe për përdoruesit në Kosovë, mënyrën e zhdukjes së mesazheve.

Si funksionon? Shumë thjeshtë – mesazhet zhduken pasi i shihni dhe dilni nga biseda. Për ta aktivizuar këtë funksion, thjeshtë hyni në një bisedë, rrëshqisni lartë dhe ja, keni aktivizuar metodën e zhdukjes.

Për ta deaktivizuar këtë funksion, thjeshtë rrëshqisni përsëri lartë dhe do të ktheheni në bisedë të rregullt. Kjo është e tëra!

Në “Vanish Mode” në rast se ndonjë përdorues përpiqet të bëjë screenshot të ndonjë bisede, atëherë përdoruesi tjetër do të njoftohet menjëherë.

Kjo është një veçori e marrë nga Snapchat.