Megjithatë mbetet për tu parë nëse Microsoft do të bllokojë përditësimet e laptopëve Huawei me Windows 10-ën të instaluar.
Microsoft ka ndaluar shitjet e laptopëve Huawei MateBook X Pro në dyqanet e saj online pasi kompania Kineze u vu në listën e zezë të qeverisë Amerikane.
Lëvizja vjen pas lajmeve se Google do të ndalonte përdorimin e Android dhe shërbimeve të kompanisë për Huawei.
Megjithatë mbetet për tu parë nëse Microsoft do të bllokojë përditësimet e laptopëve Huawei me Windows 10-ën të instaluar.
Kjo paqartësi duhet tju pengojë nga blerja e një laptopi Huawei. Është për të ardhur keq sepse Huawei sot prodhon mbase laptopët më të mirë në botë.
MateBook X Pro është hequr nga dyqani online i Microsoft gjatë fundjavës. Me këtë veprim kompania po i bindet kërkesave të qeverisë Amerikane për të ndaluar së bëri biznes me kompaninë.
Frika se kompania mund të bllokojë plotësisht përditësimet e Windows 10-ës është shtuar pas këtij veprimi. Megjithatë Microsoft do të vijojë të shesë MateBook X Pro të cilët janë ende në stoqe në dyqanet fizike të kompanisë.