×
  • Lajme
  • Insajderi

    Miftaraj për emërimin e Albert Zogajt – i kujton Haxhiut çka thoshte dikur për Aleksandër Lumezin

    Insajderi
    26 June 2021 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjyqtari Albert Zogaj, tash kryesori në Këshillin Gjyqësor, është pika ku kjo organizatë e ka përqendruar së fundi kritikën ndaj Qeverisë Kurti në fushën e drejtësisë. Zogaj është një zyrtar shteti, dhe jo vetëm që dikur Vetëvendosje i quante supermenë të vendeve të punës. Në vitin 2020 nga krejt angazhimet që ai i ka pasur në poste publike e angazhime në biznese private e shoqëri civile kapi shifrën prej mbi 38 mijë euro të ardhurash vjetore.

    Por, edhe pse supermen me vende pune, vetë Ministria e Drejtësisë e drejtuar nga Albulena Haxhiu e futi në njërën nga pozitat me të rëndësishme në sistemin e drejtësisë: Komisionin e Jurispodencës.

    E pikërisht për këtë drejtuesi i këtij instituti, Ehat Miftaraj përmend rastin e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi ku në të kalurën LVV e kritikon pikërisht për të njëjtën situatë, që sot ndodhet Albert Zogaj.

    Miftaraj ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka tentuar ta arsyetojë emërimin e Albert Zogajt përmes një shkrese.

    “Albulena Haxhiu e cila përmes letrës është munduar ta arsyetojë se zotëri Zogaj nuk është në konflikt të interesit dhe se e njëjta kishte dërguar një shkresë në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe për këtë, për ne është paradoksi përderisa vet Albulena Haxhiu dhe LVV e kishte konsideruar në atë opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsion për zotëri Aleksander Lumezi se është opinion politik dhe i ndikuar tanimë për të njëjtin opinion që e kishin kritikuar dje po mundohen ta arsyetojnë vendimin për caktimin e zotëri Zogajt”, ka thënë Miftaraj për InDoks.

    Sipas tij, pikërisht emërimi i Zogajt tregon se parimet e LVV kanë ndryshuar nga të qenurit në opozitë e tani në pushtet.

    “Këtë drejtim emërimi i tij për IKD është fatkeq sepse e bën një ndarje mes LVV në opozitë që kishte parime të larta dhe kërkesë për zbatim të ligjit, kishte kërkesë që zyrtarë e lartë publik të mos mbajnë më shumë se një pozitë zyrtare dhe mos të mbajnë shumë funksione dhe me një LVV në pushtet që i shkel krejt këto parime dhe kalon në praktikën që e kanë pasur ish-pushtetet tanimë po promovon zyrtarë publik me 5-6 pozita, promovon zyrtarë publik me dy pozita drejtuese siç është zotëri Zogaj me fjalë të tjera i shkel krejt premtime dhe njëfarë mësyer e fillon një qeverisje jashtëzakonisht të keqe duke i shkelur ligjin dhe jo duke proklamuar parimet dhe e sundimet e ligjit të qeverisjes së mirë”, deklaroi ai.

    Më poshtë gjeni emisionin e plotë “100 ditë i vetëm në Fron”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark