×
  • Showbiz
  • Show

    Mihrije Brahës i digjet shtëpia: Brenda ishte djali me nusen

    Insajderi
    26 May 2023 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banesa e këngëtarëve të njohur, Naim Abazi e Mihrije Braha, në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në datën 10 maj por lajmi është bërë publik ditën e djeshme në media.

    Dëmet nuk kanë qenë të vogla pasi kati i dytë i banesës është shkrumbuar i gjithi dhe është kthyer i pabanueshëm.

    Ditën e sotme Mihrije ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se si e mori vesh se shtëpia e saj ishte përfshirë nga flakët.

    Këngëtarja tha se tani janë shumë mirë dhe ditët e vështira kanë kaluar.

    “Ditët e para ishim të traumatizuar. Ajo që kuptuam ishte sa vlerë ka jeta e njeriut, pjesa tjetër rregullohet.

    Ne ishim në Top Channel me Naimin, motrën dhe me miqtë tanë. Pasi mbaruam intervistën thashë ‘siç e do shoqnia kall le të flakët shtëpia’.

    Unë si instikti i nënës e pata një lloj krize që nuk më ka ndodhur kurrë, gjatë xhirimeve në Top. I thashë motrës të vonojmë xhirimet, që të pija ujë se nuk kisha energji. E piva një gotë ujë e mora vetën dhe bëmë xhirimet.about:blank

    Sapo përfundova më ra telefoni, por nuk e hapa. Më pas vëllai mori motrën dhe telefonin ma kaloi mua. Më tha ‘jemi mirë, jemi shëndosh, jemi gjallë, por është kallë banesa’.

    Është djegur dhoma e rrobave, hapi kamerën dhe më tregoi se ishin të gjithë mirë.

    Në shtëpi ka qenë djali dhe nusja. Djali ka tentuar të fikë zjarrin, nusja ka marrë telefonin për të njoftuar policinë dhe më pas vëllain ku i ka thënë ‘po kallemi’. I pari që e ka qetësuar zjarrin ka qenë vëllai.

    Kur pashë se janë mirë të gjithë u qetësova. Naimit nuk i tregova deri kur shkuam në kufij, se ishte shofer. Aty e mori vesh nga një mik i veti”, tha këngëtarja e njohur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark