×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mike Tyson, luksi dhe marrëzitë deri në çmenduri që i kushtuan 500 milionë

    Insajderi
    06 July 2022 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mike Tyson fitoi miliona dollarë në karrierën e tij sportive, por në një moment të jetës së tij ai falimentoi, për shkak të keqmenaxhimit të parave të tij dhe për shkak të shpërdorimit të tyre, siç e pranon ai vetë.

    Tyson e filloi karrierën e tij si boksier profesionist më 6 mars 1985 dhe luftoi për herë të fundit në vitin 2005. Ai grumbulloi pasuri të madhe, shumë flasin për më shumë se 400 milionë dollarë, por ai gjithashtu mbeti pa asgjë dhe vetë tregon se çfarë ndodhi me ato para.

    “Kur bën kaq shumë para, ato zgjasin. Paratë nuk mbaruan menjëherë, u deshën 15 ose 16 vjet që të falimentoja,”– thotë Tyson. Duke folur për podkastin ‘The Pivot’, Iron Mike tha se gjëja e fundit që i kishte mbetur ishte të paguante për rehabilitimin e tij, kur po kalonte një nga momentet më të këqija të jetës së tij.

    “Kam harxhuar paratë e mia të fundit që kisha në rehabilitim, rreth një milion dollarë. Më kishin mbetur mjaft para, si dy milionë dollarë dhe bleva një shtëpi në Phoenix. Shtëpia ishte një shitje e vështirë, por dikujt e pëlqeu dhe boom!”

    Tyson, i cili për herë të parë u bë kampion i botës në peshën e rëndë në vitin 1986, më pak se dy vjet para debutimit të tij, shpenzoi një pjesë të pasurisë së tij në luks, si gjerdanët e diamantit, një vaskë ari dhe madje edhe tigrat e Bengalit.

    Kampioni më i ri i peshave të rënda në histori, mori mësimin dhe tha se e vetmja gjë që nuk do të bëjë është t’ua trashëgojë pasurinë fëmijëve të tij, pasi nëse e bën, do t’i lëndojë dhe nuk do t’i ndihmojë ata. “Ata duhet të mësojnë, sepse nëse nuk kanë asnjë aspiratë, në luftën më të vogël, ata do të dorëzohen,”– thotë ai.

    Aktualisht ‘Iron Mike’ ka një kompani që i është përkushtuar prodhimit të kanabisit në Kaliforni, e cila i jep atij një fitim rreth 500 mijë dollarë në muaj. Ai arriti fundin, por ish-kampioni i peshave të rënda gjeti një shans të dytë dhe tani po e shijon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark