×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka del para gjyqit për akuzat për mashtrim e pastrim të parave

    Insajderi
    01 October 2018 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga NISMA Social Demokrate, Milaim Zeka, nesër do të dalë para gjyqit nën akuzat për mashtrim e pastrim të parave.

    Së bashku me Zekën në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë edhe Ilir Krasniqi e Edmond Kërliu.

    Në këtë rast nesër pritet që të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar.

    Milaim Zeka momentalisht ndodhet në paraburgim nën dyshimin për kanosje të prokurorit Afrim Shefkiu.

    Gazeta Insajderi qysh në tetor të vitit të kaluar kishte raportuar për hetimet ndaj Milaim Zekës.

    Madje në aktakuzën e prokurorisë, janë 907 dëshmitarë kundër deputetit të Nismës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark