Ndonëse ka dominuar plotësisht, Milani nuk ia doli ta mposhtë Newcastle Unitedin. Të martën në “San Siro”, Milani e Newcastle luajtën pa gola në kuadër të xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Skuadra italiane ka dominuar plotësisht, nga fillimi e deri në fund. Por pa konkretizuar rastet e shumta që ka krijuar.
Milani ka krijuar 25 raste, derisa skuadra angleze i kishte vetëm gjashtë. Milani i kishte tetë goditje në kornizë të portës, ndërsa Newcastle vetëm një, fare në fund. Por gola nuk u realizuan dhe të dy skuadrat morën nga një pikë.
Në kuadër të Grupit F, Milani ndeshjen e ardhshme e luan në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit, më 4 tetor. Newcastle e pret PSG-në në të njëjtën mbrëmje.