×
  • Sport
  • Sport

    Milan fiton në derbi kundër Lazios – Theo realizon eurogol

    Insajderi
    06 May 2023 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milan bindi ndaj Lazios në takimin e javës së 34-të të Seria A, të cilin e fitoi me rezultatin 2-0.

    Sfida nuk nisi shumë mirë për vendasit, me Leaon që la fushën në minutën e 11’ pas një dëmtimi.

    Megjithatë vetëm gjashtë minuta më pas Bennacer do të gjente rrugën drejt rrjetës dhe do i jepte avantazhin ekipit të tij.

    Perla e kësaj sfide ishte goli i Theo Hernandez në minutën e 29’, i cili mori një asist nga portieri Maignan dhe fare i vetëm kaloi skuadrën e Lazios për të realizuar golin e dytë. Vlen të theksohet se ky është asisti i dytë në karrierë për portierin francez.

    Fraksioni i dytë erdhi më i qetë me takimin që u mbyll me rezultatin 2-0.

    Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj e nisi këtë takim në rolin e titullarit dhe luajti për 68 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Pellegrini.

    Pas javës së 34-ët të Seria A, Milan ngjitet në zonën e Champions League, në vend të katërt me 61 pikë, teksa Lazio qëndron në vend të dytë me 64 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark