×
  • Sport
  • Sport

    Milan nuk grumbullon tre lojtarë, 10 ditë iu jepet kohë për të gjetur klubin e tyre të ri

    Insajderi
    21 August 2023 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milan do të zbresë sonte në fushë, teksa në orën 20:45, do të luajë në transfertë ndaj Bolgna-s. Që në grumbullim janë parë ndryshime të rëndësishme. Ky është rasti i Alexis Saelemaekers, Divock Origi dhe Fode Ballo-Tourè, të cilët stafi teknik duket se nuk i do më.

    Pioli kohë më parë ka bërë të ditur se ata nuk janë pjesë e planeve për sezonin e ri, por tashmë po vjen vendimi zyrtar: nuk thirren për ndeshjen e sotme ndaj Bologna. Milani e ka të vështirë t’i shesë tre lojtarët.

    Saelemaekers ka kërkesa nga Spanja, Werder Bremen po ndjek Ballo-Tourè, ndërsa Origi është kontaktuar nga klube angleze dhe arabe. Megjithatë, me pak më shumë se 10 ditë të mbetura nga merkatoja, asnjë nga të tre nuk është larguar nga Milani.

    Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, të tre janë kapërcyer në hierarki nga nënshkrimet e reja, rikthimi nga huazimi ose lojtarët shumë të rinj në platformën e nisjes. Kësisoji, Saelemaekers pa ardhjen e Chukëueze dhe Pulisic, Ballo-Tourè u “rrëzua” nga Bartesaghi, Origi nga Colombo. Të tre kanë ditë që stërviten të ndarë nga ekipi i parë, nuk kanë asnjë foto me uniformat e reja kuqezi. Më qartë se kaq…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark