Milani sonte do të jetë nikoqir i skuadrës simpatike Spezia me fillim të orës 18:30, në kuadër të Serie A, shkruan Insporti.com.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë do të jetë reprezentuesi shqiptar, Rey Manaj.
Sulmuesi shqiptar tashmë ka fituar besimin e trajnerit Thiago Motta, i cili sonte i ka besuar në një ndeshje tejet të rëndësishme.
Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka vendosur që në këtë ndeshje në krye të sulmit ta vendosë legjendën Zlatan Ibrahimovic.
Ndeshja do të zhvillohet në San Siro dhe është e vlefshme për xhiron e 22-të.
Milani renditet në pozitën e tretë me 48 pikë dhe në rast të fitores do të renditet në pozitën e parë me 51, një më shumë se sa Interi që aktualisht mban pozitën e liderit me 50 pikë. Ndërsa, Spezia renditet në pozitën e 16-të me 19 pikë. /Insporti.com/
Formacionet zyrtare:
AC Milan:
Spezia: