×
  • Sport
  • Sport

    Milan vazhdon kërkimin për sulmues – në “pole position” është edhe Armando Broja

    Insajderi
    21 August 2023 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tregu i transferimeve për Milanin ishte padyshim një nga më aktivët në të gjithë Serie A. Në pritje të debutimit të tyre në sezonin e ri të Serie A, planifikuar për të hënën kundër Bologna, kuqezinjtë janë në kërkim të përforcimeve të fundit për t’ia dhënë Stefano Piolit në dy javët e fundit të negociatave.

    Objektivi më i rëndësishëm padyshim ka të bëjë me sulmin, me klubin nga “Via Aldo Rossi” ende në kërkim të një zëvendësuesi të Giroud ose një qendërsulmuesi që në çdo rast mund të alternohet me francezin, i cili në moshën 37-vjeçare nuk mund të garantojë të njëjtin nivel të performancës për ndeshjet e shumta që Milani do të duhet të luajë mes kampionatit, Champions League dhe Kupës së Italisë.

    Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, dy kandidatët për këtë rol janë prej disa kohësh Armando Broja dhe Hugo Ekitike. Mosha është faktor plus, duke qenë se shqiptari ka lindur më 2001 dhe i dyti më 2002.

    Megjithatë, e sigurt është se kuqezinjtë nuk do të mund të investojnë 30 milionë euro për një blerje të tillë, ndaj për këtë arsye “topi” është në fushën e Chelsea dhe PSG, pronarë të kartonëve të dy sulmuesve në fjalë. Të panjohurat janë të shumta, duke qenë se nuk mungojnë kërkuesit dhe për këtë arsye Milani është në pritje të zhvillimeve dhe mundësive.

    Në prapavijë, nëse nuk ka lajme të rëndësishme për këta dy sulmues, është edhe emri i Luka Jovic nga Fiorentina, i cili duke pasur parasysh ardhjet e Nzola dhe Beltran te vjollcët ka gjasa të luajë shumë pak këtë sezon.

    Nga Gjermania mbërriti edhe lajmi për dëshirën e Sardar Azmoun për të veshur fanellën e kuqezinjve. E sigurt është se iraniani do të jetë gati të bëjë gjithçka për t’u transferuar te Milani, edhe nëse marrëveshja mes kuqezinjve dhe Bayer Leverkusen nuk është arritur ende.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark