×
  • Sport
  • Sport

    Milan vazhdon të ‘ngec’ në Serie A, ndan pikët me Leccen – Ramadani kompleton 90 minutëshin

    Insajderi
    11 November 2023 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Milani nuk ka arritur më shumë se një pikë ani se ka avancuar me rezultat 0:.2 në pjesë e parë.

    Lecce këndellet në pjesën e dytë dhe ka barazuar me rezultat 2:2 me Milanin, në takimin e javës së 12-të të Serie A.

    Reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani, djali nga Kosova, ka luajtur titullar dhe ka treguar lojë shumë të mirë. 

    Ramadani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 45-të.

    Giroud (28′) e Reijnders (35′) shënuan për Milanin dhe Sansone (66′) e Banda (70′) realizuan për Leccen.

    Në minutën e 90+3, Giroud i Milanit ndëshkohet me karton tl kuq. 

    Milani është në vend të tretë me 23 pikë e ka 9 pikë më shumë se Lecce që gjendet në vend të 13-të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark