Milani është duke kërkuar të përforcohet në mesfushë për sezonin e ardhshëm dhe pritet të ketë ndryshime të mëdha te kuqezinjtë.
Emri numër një në listën e drejtuesve të Milanit për repartin e mesfushës është marokeni Sofyan Amrabat.
Amrabat do të rikthehet te Fiorentina në verë pasi huazimi te Manchester United nuk ishte i suksesshëm dhe lojtari po konsiderohet si dështim i madh i Djajve të Kuq.
Gjiganti anglez nuk do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e tij, por Amrabat nuk do të mbetet as te Fiorentina.
Milani është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e lojtarit pasi ata tanimë e kanë në krye të listës së dëshirave.
Tuttosport ka raportuar se Milani do të futet në negociata me Fiorentinën për Amrabat dhe klubi vjollcë kërkon 15 milionë euro nga shitja e tij.