MIlani ka shënuar fitore me përmbysje me rezultat 3:1 ndaj Veronës, në një ndeshje shumë të luftuar, që u zhvillua në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi” në Verona.
Verona e para kaloi në epërsi me golin e Faranit në minutën e 38-të. Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 45+3, Tonali shënon pas asistimit të Leaos, 1:1.
Në pjesën e dytë, Sandro Tonali shënon në minutën e 50-të dhe për 1:2. Në minutën e 87-të, Florenzi thellon fitoren në 1:3.
Pas javës së 36-të në Serie A, Milani kryeson me 80 pikë, dy më shumë se Interi dhe Verona është në vend të nëntë me 52.